Formacionet zyrtare: Chelsea dhe Unitedi zhvillojnë kryendeshjen e javës në Angli

E publikuar: 20/10/2018 12:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea është nikoqir i Manchester Unitedit në derbin e javës së nëntë në Ligën Premier.

Së bashku me Manchester Cityn dhe Liverpoolin, Blutë janë ndër kryesuesit e tabelës me 20 pikë të arkëtuara në tetë javët e para.

Në këtë periudhë, skuadra e Maurizio Sarrit ka regjistruar gjashtë fitore dhe dy barazime.

Nga ana tjetër, Djajtë e Kuq nuk e kanë filluar aq mirë sezonin e ri në kampionatin anglez dhe mbajnë vendin e tetë në tabelë.

Lojtarët e Jose Mourinhos i kanë fituar katër ndeshje, kanë nxjerrë një barazim dhe kanë regjistruar tri humbje.

Dueli në Stamford Bridge pritet të dhurojë spektakël për dashamirët e futbollit.

Formacioni startues i Chelseat: Arrizabalaga, Azpilicueta, David Luiz, Rudiger, Alonso, Jorginho, Kovacic, Kante, Willian, Morata, Hazard.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea, Young, Lindelof, Smalling, Shaw, Mata, Matic, Pogba, Rashford, Lukaku, Martial.

/Telegrafi/