Erërat e forta “shkundin” aeroplanin sikur të ishte lodër për fëmijë, në një moment e mbajnë “të ngrirë” në ajër (Video)

E publikuar: 25/01/2018 18:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Stuhitë dhe erërat që lëvizin me shpejtësi marramendëse kanë prekur shumicën e vendeve të Evropës, dhe kjo pa dyshim ka shkaktuar probleme si në qarkullimin hekurudhor, rrugor e në veçanti në atë ajror.

Videoja amatore e publikuar më poshtë, shfaq momentin kur aeroplani mezi arrin të aterroj në pistën e një aeroporti në Gjermani, e gjitha kjo ndodhi për shkak të erërave të forta që në një moment e ndalin në ajër aeroplanin dhe nuk e lejonin të prekte tokën, transmeton Telegrafi.

Edhe pse një gjë e tillë u shkakton probleme të mëdha pilotëve, në rastin e aeroplanit që aterroi në aeroportin e Dyseldorfit, piloti bëri të pamundurën që ta qoj deri në fund misionin e tij.

Në video shihet se si përkundër insistimit të pilotit për të aterruar, helikat e aeroplanit kishin mjaft problem të sillen për shkak të erërave të forta, dhe madje për disa sekonda e mbajti në ajër pa lëvizur dhe “shkundej” anash sikur të ishte lodër për fëmijë.

Për fat të mirë gjithçka përfundoi siç është më së miri, edhe pse një gjë është e sigurt që pasagjerët brenda aeroplanit kurrë nuk do ta harrojnë këtë udhëtim plot dramë. /Telegrafi/