Ekzekutimi unik i penaltisë (Video)

E publikuar: 22/03/2018 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti kur një futbollist amator realizon golin unik nga pika e bardhë e penaltisë, ku përveç se e mashtroi portierin ai arriti këtë gol ta shënoj me thembër.

Pamjet e filmuara në Buenos Aires të Argjentinës, shfaqin 28-vjeçarin Leo Tapia i cili me stilin e tij unik shënon gol, duke e lënë gojëhapur portierin, transmeton Telegrafi.

Në momentin që ky lojtar vërsulet në drejtim të topit dhe shtiret kinse po e godet, portieri reagon instinktivisht duke u hedhur në njërën anë të portës.

Por, ai më pas e godet me thembër duke i habitur të gjithë që ishin prezentë në fushë. Pamjet e këtij goli janë bërë virale, dhe në masë të madhe është shpërndarë në rrjete sociale. /Telegrafi/