Efektet e lëngut të patates

E publikuar: 27/05/2020 22:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të shumtë janë ata që i konsumojnë dhe i duan patatet. Por ajo që duhet të dini është se lëngu i patates është perfekt për lëkurën.

Besohet se patatet veprojnë si agjentë natyralë pastrues dhe i japin shkëlqim fytyrës. Lëngu i marrë nga patatet bën të mundur pastrimin e poreve, duke i dhënë shkëlqim lëkurës.

Për të përgatitur një maskë me lëngun e patateve, ju duhet gjithashtu edhe pak miell orizi dhe lëng limoni. Por nëse lëkura juaj është e thatë mund të përdorni mjaltë, në vend të lëngut të limonit.

Pasi i përzieni këta përbërës aplikojeni në fytyrë dhe e lini të qëndrojë për rreth 15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Për rezultate më të mira, bëjeni një ose dy herë në javë.
Përveç se i jep fytyrës shkëlqim, kjo maskë e bën lëkurën e fytyrës të shëndetshme, e pastron dhe largon gjithashtu thatësinë ose vajosjen e tepërt të saj.