E zë duke përdorur telefonin e mençur në orë të mësimit, arsimtari kinez urdhëron nxënësen ta thyej me çekan (Video)

E publikuar: 10/10/2018 03:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nxënësve në Kinë është urdhëruar nga arsimtari që ta shkatërrojë me çekan telefonin e mençur, pasi e kishte zënë duke e përdorur gjatë orës së mësimit.

Mirëpo ky moment që është filmuar dhe postuar në internet, ka nxitur debate ku disa kanë kritikuar veprimin e arsimtarit, transmeton Telegrafi.

Videoja 26 sekondëshe, shfaq një burrë që besohet të jetë arsimtari i cili e vëzhgon nga afër “procesin” e shkatërrimit të telefonit me çekan, në prezencë të dhjetëra nxënësve tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme Guanying në qytetin Xinxiang në provincën Henan. Ndërkaq, një nxënës në kushte anonimiteti ka deklaruar se nxënësit në këtë shkollë nuk lejohen të marrin me vete telefonat e mençur.

Kjo e dëshmon më së miri se pse arsimtari e kishte detyruar nxënësen ta thyej telefonin me çekan, në momentin që është zënë duke e përdorur në klasë.

Menaxhmenti i shkollës nuk është prononcuar lidhur me këtë incident, por qytetarët ishin pro dhe kundër këtij veprimi, ku disa prej tyre kritikonin veprimin e arsimtarit, derisa tjerët e përkrahnin. /Telegrafi/