E kishin ngacmuar gjithmonë në shkollë, adoleshentja shfaqet në mbrëmjen e maturës e eskortuar nga 120 motoçiklistë (Video)

E publikuar: 02/07/2018 21:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një adoleshente të cilën e kishin ngacmuar gjithmonë në shkollë, ka lënë gojëhapur bashkëmoshatarët kur në mbrëmjen e maturës u shfaq e shoqëruar nga një eskortë prej 120 motoçiklistëve që kishin dalur për ta përkrahur.

Chloe Robson, 16-vjeçe, ishte ngacmuar nga bashkëmoshatarët qysh kur ishte 7-vjeçare, por ajo habiti të gjithë kur u shfaq me fustan të bardhë dhe 120 motoçiklistë që kishin krijuar një kolonë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Këtë eskortë e kishte organizuar xhaxhai i saj Grant Robson, 42-vjeç i cili është lider i një grupi motoçiklistësh “Motoçiklistët kundër bulizmit”.

Në videon e publikuar më poshtë shihet Chloe duke zbritur nga vetura në Chester të Durhamit. /Telegrafi/