E dëbojnë nga aeroplani për shkak të shampanjës

E publikuar: 13/12/2017 16:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Piloti i aeroplanit të udhëtarëve që po fluturonte drejt Cyrihut në mënyrë të paplanifikuar aterroi fluturaken në aeroportin e Shtutgartit, për shkak të udhëtares, e cila reagoi në mënyrë agresive pasi nuk i ishte shërbyer shampanja.

Anëtarët e ekuipazhit nuk arritën ta qetësojnë zviceranen 44-vjeçare, udhëtare në klasën biznes, e cila ishte hidhëruar për shkak se personeli e refuzoi që ta shërbej me shampanjë në fluturimin nga Moska.

Gruaja e paidentifikuar është dashur të braktisë aeroplanin e udhëtarëve Airbus A320 dhe të paguajë 5.000 euro, njoftoi policia gjermane.