Duken shumë të thjeshta, por na kryejnë shumë punë – disa gjëra interesante që do të na bënin “jetën më të lehtë”! (Foto)

E publikuar: 20/03/2018 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në ditët e sotme ka shumë pajisje të sofistikuara dhe kompjuterë të mençur që na lehtësojnë jetën, por është e vështirë të mos na bëjnë përshtypje shpikjet e reja që po bëhen çdo ditë e më shumë.

Sidoqoftë, këta shpikës të shkëlqyer vazhdojnë të punojnë në risitë që padyshim e bëjnë këtë botë një vend më të mirë dhe më të lehtë për t’u jetuar, përcjell telegrafi.

Bright Side ju sjell disa gjëra interesante që ne mund të kemi rastin t’i përdorim çdo ditë në jetën tonë të përditshme. /Telegrafi/

Karroca ka një skaner që përmbledh çmimet e produkteve që vendosen brenda saj.

Studentët e këtij universiteti në Malajzi provojnë pjesëmarrjen e tyre duke skanuar një QR-kod.

Makinë e instaluar në një qendër tregtare për çadrat e lagura

Lavanderia ka pajisje për palestër për të përdorur derisa jeni duke pritur që pastrimi i rrobave tua të përfundojë

“Pajisje” e bërë për mbajtjen e disa gotave në njërën dorë në të njëjtën kohë.

Kjo karrige ka nje pjesë të veçantë per varjen çantave.