Djepi elektrik “Made in Gjakova” (Video)

E publikuar: 09/10/2017 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizje deri në fjetje, traditë e vjetër me shekuj. Po të qëllonte ndonjë fëmijë jo fort i rehatuar, atëherë kjo do të vazhdonte me orë të tëra.

Por, duket se lodhjes i ka ardhur fundi. Në mesin e qindra telave dhe kabllove dhe teknikës, dikush e ka gjetur veten, transmeton klankosova.

Ilir Rruci nga qyteti i Gjakovës ka ardhur me një ide tejet interesante që mund t`i shërbejë shumë nënave të reja. Bëhet fjalë për djepin elektrik.