Djaloshi nuk mund të ndalë lotët e gëzimit, kur e kupton se i është riparuar pajisja që i ndihmon të dëgjojë (Video)

E publikuar: 04/04/2018 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti emocionues kur një djalosh i shurdhër nuk arriti t’i ndalë lotët e gëzimit, pasi arriti që sërish të dëgjojë zërin e babait të tij me ndihmën e një pajisje.

Pasi që në mars të vitit të kaluar ndaloi së punuari pajisja e implantuar që i ndihmonte të dëgjonte, Luiz Gustavo da Silva kishte probleme të mëdha dhe familja nuk kishte para të mjaftueshme që t’ia paguajnë riparimin e pajisjes që kushtonte 1630 funte, transmeton Telegrafi.

Kështu për muaj të tërë mbeti në heshtje të plotë, dhe assesi nuk po mund të pajtohej që nuk po i dëgjonte zërat e familjarëve dhe por edhe këngët e grupeve të tij të preferuara muzikore.

Por, rasti i tij preku shumë fqinjët në Bueno Brandao të Brazilit që mblodhën paratë për riparimin e pajisjes. Kështu për 15 ditë mblodhën shumë e nevojshme.

“Jemi habitur me reagimin dhe zemërgjerësinë e fqinjëve. Pothuajse të gjithë na kanë përkrahur dhe jemi të gëzuar që djalit tonë i është rikthyer buzëqeshja”, ka deklaruar e ëma e Luiz Gustavos, Athais.

Për ta dokumentuar momentin emocionues kur i vihet në vesh pajisja që i ndihmon të dëgjojë, prindërit e tij e filmuan këtë. Në fillim dukej se nuk punonte, por pasi e kyçen ai e kuptoi që po mund ta dëgjoj dhe nga gëzimi i madh shpërtheu në lot. /Telegrafi/