Dikur kishte 120 kilogramë, pas 12 muajve ushtrime dhe dieta përgjysmoi peshën trupore – linjat e saj po habitin të gjithë (Foto)

E publikuar: 11/10/2017 17:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një adoleshente e cila me çdo kusht dëshironte të vishte fustanin e ëndrrave të saj, ka arritur të përgjysmoj peshën trupore ku brenda 12 muajve humbi 60 kilogramë.

Ajo vazhdimisht tallej nga bashkëmoshatarët për shkak të mbipeshës, duke i vënë nofka të ndryshme ofenduese, transmeton Telegrafi.

17-vjeçarja Josie Desgrand nxënëse e shkollës së mesme Hervey Bay në Queensland të Australisë, tani ka hutuar të afërmit dhe miqtë me linjat e saj trupore.

Dikur peshonte 120 kilogramë, por pas 12 muajve dieta dhe ushtrime të vazhdueshme arriti të bie në 60 kilogramë, dhe atë vetëm dhe vetëm që ta vesh fustanin që e kishte ëndërruar ta ketë në mbrëmjen e maturës.

“Urreja veten e në veçanti trupin. Për shkak të mbipeshës të gjithë talleshin me mua dhe nuk kisha as edhe një shoqe apo shok. Por, prej se kam arritur ta përgjysmoj peshën trupore, kam fituar vetëbesimin dhe gjithçka ka ndryshuar për të mirë”, ka deklaruar ajo. /Telegrafi/