Despacito’ mbi 1 miliard klikime, rrezikon ‘Gangam Style (VIDEO)

E publikuar: 09/05/2017 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hiti më i ri botëror që po bën xhiron e botës është kënga ‘Despacito’ nga Luis Fonsi dhe Daddy Yanke.

Kënga është publikuar më 13 janar dhe vetëm për pak kohë ka kaluar arritur shifrën prej 1.304.165.451 klikime.

Kënga po dëgjohet kudo dhe është më e preferuara e artistëve botëror, të cilët vazhdimisht bëjnë video me këtë këngë.

Në vitin 2012 këngëtari PSY ka arritur një rekord me këngën ‘Gangam Style’ duke kaluar kështu shifrën prej 2 miliardë klikime.

Njësoj si ‘Gangam Style’ edhe ‘Despacito’ është duke shkuar hapave të njëjtë duke thyer rekord klikimesh.