Çka ndodhë nëse për gjashtë vite nuk i lani flokët me shampon?

E publikuar: 25/06/2018 05:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paralajmërimi i saj është: Flokët tuaja do të rriten

Arsyeja pse ajo ka larë flokët vetëm me uj, është që ti shes ato dhe t’i bëjë më efektive.

“Flokët e Dashurisë”, është një organizatë që pranon të gjitha llojet e flokëve të gjata, më pas i shet ato për t’iu ndihmuar fëmijëve me kancer.

Ideja është që fëmijët që kanë humbur flokët e tyre për shkak të sëmundjes së kancerit, ato para që njerëzit i falin nga flokët e tyre që i shesin t’i kompensojnë për këta fëmijë.

“Nëse nuk i lani flokët me shampon, ato do të rriten shumë më shpejtë, nuk do të dëmtohen dhe do të jenë më të pastra”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se rrugës njerëzit e ndalin dhe e pyesin pse flokëve të saj i vjen gjithmonë aromë e mirë.

“Kjo që po bëjë edhe pse është një dhimbje ia vlenë. Hej është për fëmijët”, ka thënë ajo.

Për më shumë, ajo ka treguar se një herë në tre muaj, flokët e saj i pastron me një lloj shamponi përmbajtja e të cilit nuk ka aromë por ka vetëm kripë me acid sulfurik dhe përmban anion SO 4 2, që i bëjnë flokët shumë më të forta.