Çka i duhët njeriut pothuajse të përkryer Albin, për të qënë edhe politikan i madh?

E publikuar: 27/03/2020 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkruar nga politikologu, Lirim Gashi

Nuk po them që Albini është i përkryer dhe s’gabon ndonjëherë në hapa. Por ato gabime vijnë nga sinqeriteti brutal, pafajësia, padjallëzia dhe mungesa e përvojës në pushtet.

Prandaj, sa herë që tenton për ta imituar ndonjë “hoxhë beter”, duket si një amater.

Albini nuk duhet ta braktis orbitën e tij natyrale intelektuale, kreative dhe shpirtërore për t’i bërë lajka dikujt, sepse është një aktor i keq.

Ngaqë, origjinaliteti i tij eshë një vlerë që s’paguhet me asgjë.

Mjafton që ai ta kupton, analizon drejtë, identifikon dhe profilizon detajisht dhe saktësisht brumin prej të cilit janë të ndërtuar kundërshtarët e brendshëm politik, komplotistët muldimensional dhe armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm që e kanë një profil të sofistikuar dhe djallëzuar shumëngjyrësh, apo mozaik.

Dhe pastaj ta bëjë dallimin ndërmjet tyre dhe ta ndërtojë një tabele të prioriteteve.

E jo t’i shpallë luftë frontale të gjithëve përnjëherë, sepse është e pamundur fitorja kundër tyre pa 80% të votave.

Në fakt ai e di shumë mirë që nuk bëhet fjalë vetëm për një fitore të tij personale, por për një fitore të popullit dhe shtetit ndaj të këqijve dhe të keqes, prandaj menaxhimi profesional i çdo betejë që është pjesë e kësaj lufte duhet të jetë prioriteti i tij kryesor.

Dhe për këtë luftë atij i nevojitet jo vetëm vota masive e popullit, por edhe alianca me njerëzit e të gjitha partive tona politike, të cilët e meritojnë një shans të vërtetë për t’u dëshmuar.

Dhe kjo aliancë arrihet nëpërmjet të një gjuhe komunikuese dhe artikuluese që e kanë përdorur politikanët dhe diplomatët më eminent botëror. Mirëpo edhe këtu nuk guxon të mungon mbishkrimi i tij autentik.

Pra në politikën e brendshme prioritet duhet ta ketë ndërtimin e urave me njerëzit që e meritojnë, e nganjëherë edhe me disa që se meritojnë, por që janë të gatshëm për t’i larë mëkatet e tyre përmes bashkëpunimit kundër tradhtisë dhe krimit.

Ndërkaq në politikën e jashtme prioritet duhet ta ketë forcimin e urave të bashkëpunimit me aleatët e dëshmuar dhe ndërtimin e urave të reja të miqësisë me sa më shumë shtete që është e mundur.