Çifti japonez të cilëve ua vodhën drunjtë bonzai, u kërkojnë hajnave që së paku t’i ujisin (Foto)

E publikuar: 12/02/2019 17:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Seiji Iimura dhe gruaja tij Fuyumi, janë kultivuesit e pestë e një peme të bonzait, e cila tashmë është vjedhur nga prona tyre që ndodhet në Tokio të Japonisë.

Duke i konsideruar si trashëgimi familjare, çifti japonez u kërkojnë hajnave që së paku t’i ujisin dhe të kujdesen për to, ngaqë janë shumë të vlefshme, transmeton Telegrafi.

Vlera e shtatë pemëve të vegla, mund të arrijë deri në 110 mijë dollarë, ndërsa vetëm një prej tyre kushton 90 mijë dollarë.

Pema bonsai, që jeton me qindra vjet

Dyshohet se këto pemë to vogla që rriten në vazo, janë vjedhur gjatë disa netëve me radhë. Kur vërejti mungesën e tyre, Iimura njoftoi policinë për dyshimet për vjedhjen e pemëve, përfshirë edhe një me shumë gunga të vjetër më se 400 vjet.

“Nuk do ta shisja për asnjë çmim, sepse e doja dhe jam i pikëlluar që më nuk e kam. I urrej hajnat, por së paku le ta ujisin, sepse ai bonzai do të mbijetoi kur nuk do të jemi më asnjëri prej nesh” ka thënë pronari.

Në ekspozitën e tyre prej 5,000 metrave katrorë, ata i mbajnë mbi 3,000 pemë në miniaturë, në mënyrë që të gjithë t’i shohin nga afër dhe të njoftohen me kulturën e këtyre pemëve. /Telegrafi/