Bretkosa mbështillet me shpejtësi nga rrjeta e merimangës (Video)

E publikuar: 21/10/2017 17:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi i turistëve që ndodheshin në një pjesë malore të Floridës së Shteteve të Bashkuara, janë mahnitur me merimangën që zuri në rrjetin e saj një bretkosë.

Krijesa amfibe e ka pasur të pamundur ikjen, pasi insekti e mbështolli me shpejtësi me fijet e fuqishme, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund ta shihni momentin dramatik, kur të pranishmit thërrasin me mosbesim, kur shohin skenën e izolimit të presë.

E njohur si merimanga e bananeve, pasi gjendet shume në lëvoret e këtyre fryteve, është shumë e rrezikshme dhe helmi saj është fatal për kafshë dhe njerëz. /Telegrafi/