Bllokohen 600 mijë prezervativë me destinacion Shqipninë

E publikuar: 08/07/2015 00:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia financiare italiane bllokoi në aeroportin e Fiumicinos në Romë, 600 mijë prezervativë kontrabandë të fabrikuem në Kineë dhe që mbanin sipër emna të firmave shumë të njoftuna të Europës.
Mediat italiane shkruejnë se prezervativet ishin prodhue në Kinë dhe kishin me u depozitue në Shqipni, nga ku kishin me u shitë përmes internetit. Prezervativët ishin paketue në disa ambalazhe që imitonin markat e njoftuna europiane.
Mbasi janë ba ekzaminimet në laboratorë të specializuem, doli se përdorimi i tyne ishte i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, mbasi kishin në përbamjen e tyne kimikate të rrezikshme.
Bashkë me prezervativët policia ka bllokue edhe produkte të tjera.
Lapsi.al.