Bleu një veturë për një udhëtim 160 kilometrash, sepse i kushtonte më lirë se bileta e trenit (Foto/Video)

E publikuar: 12/04/2018 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një djalë bleu një veturë në Londër, shkoi me të në Bristol dhe u kthye në Londër, sepse çmimi i blerjes së saj ishte më i vogël se sa i një bilete kthyese treni.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Tom Church, 27 vjeç, i cili bleu veturën e vjetër 21-vjeç për vetëm një udhëtim në mënyrë që të mund të udhëtonte rreth 160 kilometra larg.

Ai, siç thuhet më tej, donte të shihte një mik, por disa herë kishte “ngurruar” shkaku i çmimit të biletave të trenit.

Pastaj, pasi pa se edhe dikush tjetër ishte ankuar për të njëjtën gjë në rrjetet sociale, Tom u frymëzua të bënte diçka ndryshe.

Ai bleu veturën e dorës së dytë, tatimin rrugor, sigurimin dhe benzinën për 206.81 funte – rreth 10 funte më pak se bileta kthyese e trenit prej 218.10 funtesh.

Siç bëhet e ditur më tej, makina e dorës së dytë kushtoi vetëm 80 funte – taksa e rrugës ishte 81.38 funte, sigurimi për një ditë 20.43 funte dhe benzina 25 funte. Ndërsa biletat e trenave në mes të Londrës dhe Bristol do të kushtonin nga 210 deri 218.10 funte.

Për një çmim të tillë Tom kishte blerë një veturë të tipit Honda Civic, prodhim i vitit 1997 me 135,000 milje të kaluara. /Telegrafi/