Bleu dollap në tregun e gjërave të përdorura, befasohet kur kupton se kujt i përkiste (Foto)

E publikuar: 16/10/2017 23:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Blerësi i paemëruar nga Anglia, pasi e ka blerë një dollap në tregun e gjërave të përdorura, ka kuptuar se dikur i përkiste Pallatit Mbretëror.

Në brendi të orendisë, ndodhej tiketa që tregonte prejardhjen, si dhe kishte të gdhendura që zbulonin edhe disa detaje, transmeton Telegrafi.

“Victoria Regina, Buckingham Palace dhoma 79. Viti i prodhimit 1866”, janë të dhënat që mbanë dollapi, i cili besohet se është shfrytëzuar edhe nga Mbretëresha Viktoria, Mbreti George V dhe Edward VII.

Kjo orendi që dikur shërbente për palosjen e rrobave, si dhe çarçafëve në pjesën e poshtë, pritet të nxjerrët në ankand ndërsa nuk bëhet i ditur çmimi fillestar. /Telegrafi/