Banditët tentojnë të vjedhin motoçikletën e shtrenjtë, para syve të pronarit (Video)

E publikuar: 03/04/2018 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja thuhet se tregojnë dy banditë të cilët përpiqen të vjedhin një motoçikletë të shtrenjtë nga jashtë derës së hyrjes së pronarit, në mes të ditës.

Dhe një veprim të tillë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, banditët tentojnë ta bëjnë, edhe pse pronari i thërret nga një dritare.

Ata injorojnë paralajmërimet e tij se policia është në rrugë dhe ata përdorin një pajisje për të provuar për të hequr një bllokim.

Kur ata përfundimisht heqin dorë, një nga banditët hakmerret duke goditur dritaret e një makine të parkuar jashtë së njëjtës pronë.

Një tentim vjedhje e tillë thuhet se filmuar në Carshalton, Surrey – Angli, nga Shaun Thompson, i cili jeton në pronë me prindërit e tij. /Telegrafi/