Bahtiri: AKR-ja s’e voton Veselin për kryeparlamentar, por ky është opsioni tjetër!

E publikuar: 25/07/2017 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Mitrovicës, njëherësh nënkryetar i Aleancës Kosova e Re thotë se partia e tij nuk do ta votojë në asnjë mënyrë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit. Bahtiri thotë se AKR ka mendime të prera lidhur me këtë çështje.

“Ne ua kemi thënë, e dini shumë mirë që aty ku është PDK, AKR nuk do ta votojë. Ne nuk do ta votojmë Veselin për kryetar të Kuvendit”, ka thënë ai.

Megjithatë, Bahtiri nuk e hedhë poshtë mundësinë të votojë ndonjë kandidat tjetër për të parin e Kuvendit nga PDK. “Në rast se nuk është Veseli por është ndonjë kandidat tjeter atëherë do ta shqyrtojmë, ndoshta”, ka shtuar Bahtiri.

Vlen të përmendim faktin se PDK ende nuk e ka treguar zyrtarisht se kush do të jetë kandidat për të parin e Kuvendit, megjithëse po përflitet të jetë Kadri Veseli.