Artistët shpenzuan 850 mijë litra ngjyrë, për t’i kthyer siloset e drithit në mural gjigant (Foto)

E publikuar: 19/12/2018 17:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Siloset e zymtë të një fabrike për përpunimin e drithit në Korenë e Jugut, i shndërruan në mural gjigant, që është njohur nga Libri i Rekordeve të Ginisit, si më i madhi ndonjëherë.

Ilustrimi që pasqyron udhëtimin e një fëmijë deri në moshë madhore, është realizuar në sipërfaqen prej 23,688 metra katrorë, të fasadës së ndërtesës që ndodhet në qytetin Incheon, shumë afër Seulit, transmeton Telegrafi.

Murali është realizuar nën mbikëqyrjen e autoriteteve të qytetit dhe zyrtarëve të portit, në mënyrë që të përmirësohet dukja negative e ndërtesës të vjetër.

Në mënyrë që të jepet një paraqitje sa më pozitive, siloset u ngjyrosen sikur 16 libra të ndryshëm, që së bashku tregojnë kalimin nëpër të katër stinët. Deri në përfundim, 22 artisë shpenzuan 850 mijë litra ngjyrë, që kushtoi jo më pak se 400 mijë euro.

Më këtë rast, është thyer rekordi i mëparshëm që mbahej nga një mural në Shtetet e Bashkuara, që kishte sipërfaqe prej 16,554 metra katrorë.

Organizatorët dhe zyrtarët e portit, shpresojnë se kjo do të rritë turismin e zonës, që më shumë njihet për tregti dhe industri. /Telegrafi/