Arrestohet hajni në Shkodër – ajo që bie më shumë në sy nuk janë vjedhjet, por emri i tij!

E publikuar: 06/12/2018 01:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura në Qarkun Shkodër për të cilat është arrestuar një 27-vjeçar.

Në pranga ra shtetasi Mentadent Veinca, banues në fshatin Grilë, Malësi e Madhe.

Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale të “Vjedhjes” pasi ka kryer disa vjedhje dhe konkretisht:

Më datë 27.05.2018, në lagjen “Vasil Shato”, Shkodër, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit Gj.Q.

Më datë 27.05.2018 në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetases F. Xh.

Me datë 14.10.2018, në fshatin Vrakë Malësi e Madhe i ka vjedhur shtetasit E. Gj. mjetin dhe një bagëti të trashë (Lopë).

Sipas mediave shqiptare, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje në këtë rast është emri i veçantë i të arrestuarit, i njëjtë me markën e njohur holandeze të pastës së dhëmbëve.