Aparati fotografik i punuar më 1923, shitet për çmimin rekord prej 2.4 milionë eurove (Foto)

E publikuar: 16/03/2018 20:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aparati i rrallë fotografik, është shitur për çmimin rekord prej 3.4 milionë eurove – duke u bërë kështu, aparati më i vlefshëm ndonjëherë.

Pajisja Leicia është punuar më 1923, ndërsa është një ndër tri të tilla që është ende në gjendjen origjinale, transmeton Telegrafi.

Atë e kishin vënë në një ankand në Vjenë të Austrisë, me çmimin fillestar prej 400 mijë eurove. Pas një beteje të ashpër ofertash, ishte një koleksionues privat nga Azia, që ka dashur të mbetet anonim, i cili dha ofertën e fundit që ishte katër herë me lartë se fillestarja.

Ky aparat, është prodhuar dy vjet pas serisë së parë të Leica, ndërsa mbanë numrin serik 122 dhe është ende në gjendja të përkryer, me të gjitha pjesët origjinale.

Deri më tani, ky është çmimi më i lartë për një aparat fotografik, që e tejkalon atë të një pajisje të ngjashme që mbanë numrin rendor 116. Gjatë një ankandi në 2012-ën, për të ishin paguar 2.1 milionë euro. /Telegrafi/