Angjina me qelb “godet” veshkat, nyjat dhe zemrën

E publikuar: 12/02/2019 04:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Angjina me qelb me të cilën këto ditë, në sezonin e ftohjes dhe të viruseve, nga e cila preken edhe të rriturit, por më shumë fëmijët, më së shpeshti shfaqet si pasojë e infeksionit respirator, ndonëse mund të shfaqet edhe pa ftohje të mëparshme.

Fëmijët janë posaçërisht të ndjeshëm ndaj streptokokëve, andaj jo rrallë shfaqen edhe më pak epidemi të kësaj sëmundjeje, transmeton Telegrafi.

Angjinën me qelb kryesisht e shkakton streptokoku beta hemolitik i grupit A, ndërkaq sëmundja bartet nëpërmjet piklave.

Angjina fillon vrullshëm, me dhembje në gushë dhe me temperaturë të ngritur trupore nga 38 deri në 39 gradë Celsius.

Pacienti ka rrëqethje trupi, dhembje koke, humbje apetiti dhe molisje. Me vështirësi përpin ushqimin, për dallim nga angjinat virusale kur shfaqen thatësira e qiellzës dhe gërvishtja.

Se a është fjala për angjinën me qelb, mjeku me përvojë mund të vlerësojnë në bazë të kontrollit të fytit, mirëpo më i rëndësishëm është veprimi diagnostik i marrjes së mostrës, sepse vetëm në bazë të analizës së saj mund të izolohet shkaktari.

Gjithashtu, është e domosdoshme që të bëhet edhe analiza e gjakut me leukocite dhe me formulën leukocitare, proteinën reaktive C, sedimentimin dhe kontrollimin e urinës, në mënyrë që me kohë të konstatohet a është fjala për inflamacion dhe dëmtim të veshkave, gjë që është pasojë e shpeshtë e infeksionit me streptokok.

Ndonjëherë kërkohet analiza ASTO, nëse dyshohet në komplikime siç janë inflamacioni akut i nyjave dhe i muskujve të zemrës.

Është i mundshëm komplikimi dhe formimi i të ashtuquajturit koleksion i qelbit pranë bajameve, që shërohet me intervenim kirurgjikal.

Terapia është me penicilinë në formë injeksionesh në kohëzgjatje deri në 10 ditë, ndërkaq në rast të ndjeshmërisë së lartë apo alergjisë, jepen antibiotikët makrolidë dhe ata në bazë të antibiogramit.

Nga ilaçet përdoren edhe ato për ulje temperature, kundër dhembjeve, antiseptikë lokalë dhe është i domosdoshëm pushimi.

Te shumica e fëmijëve angjina me qelb paraqitet vrullshëm, pra pa ftohje të mëparshme.

Zgjedhje e terapisë gjithashtu janë ilaçet me penicilinë. Mirëpo, te fëmijët komplikimet e këtij infeksioni bakterial janë dukshëm më të rralla.

Katër inflamacone për operacion

Pacientëve, të cilët brenda vitit kanë katër angjina me qelb, posaçërisht nëse janë të shoqëruara me komplikime, u rekomandohet heqja kirurgjikale e bajameve.

Operacioni i bajameve u këshillohet edhe atyre të cilëve koleksioni me qelb shpesh duhet t’u pastrohet kirurgjikisht, nëse bajamja rrjedh gjak, janë aq të rritura sa që pengojnë frymëmarrjen apo janë asimetrike, andaj tregojnë në malinjitet të mundshëm.

Indikacionetë ngjashme vlejnë edhe te fëmijët. /Telegrafi/