Alarmojnë studiuesit: Ja si do të jetë seksi pas 50 vitesh

E publikuar: 19/03/2017 10:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas Dr. Laura Berman, në të ardhmen e afërt, pritet që seksi të jetë ndryshe nga ai tradicional, ndërkohë që studimi i neurobiologjisë së seksit do të kontribuojë në zhvillimin e teknologjisë që bën stimulim të drejtpërdrejtë të trurit.

Në këtë mënyrë, njerëzit do të jenë në gjendje të kryejnë marrëdhënie seksuale… vetëm në mendjen e tyre, pa patur kontakte fizike, gjë që do të sigurojë kënaqësi të pafund, kryesisht tek personat me aftësi të kufizuara.

Sipas Dr. Berman, brenda dhjetëvjeçarit të ardhshëm, jeta seksuale do të shënojë ndryshime të mëdha pasi robotët pritet të zëvendësojnë lodrat erotike.

Astrobiologu dhe shkrimtari i njohur, David Warmflash, si përkrahës i flaktë i prostibots (prostitutave robotë), beson se ato do të kenë më shumë avantazhe në krahasim me të vërtetat, pasi do të mund të “dezinfektohen” pas çdo përdorimi, duke zhdukur kështu çdo shqetësim etik apo moral rreth prostitucionit