Aksidenti që i ndryshoi jetën/ Burri i verbër i pretendon se iu rikthye shikimi pasi u përplas nga një makinë

04.02.2020 21:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Aksidenti që i ndryshoi jetën/ Burri i verbër i pretendon se iu rikthye shikimi pasi u përplas nga një makinë

Një burrë që ishte i verbër për më shumë se 20 vjet, raportohet se ka rifituar shikimin pasi u godit nga një makinë, teksa ishte duke ecur në vijat e bardha. Janusz Goraj thotë se arriti të shihte si duhet dy javë pas aksidentit. Goraj, nga Gorzow wielkopoliski i Polonisë, humbi shikimin në një moshë fare të re si pasojë e një reaksioni alergjik, shkruajnë mediat e huaja.

Ai fillimisht dëmtoi retinën në syrin e tij të djathtë ndërsa me anë të syrit tjetër, ai mundte të shikonte vetëm forma dhe dritë. Edhe pse aksidenti që ai u përfshi ndodhi në vitin 2018, Goraj u intervistua së fundmi nga media polake “Polsat News”, ku tha se shikimi i tij ka qenë i përsosur në të gjithë kohën pas aksidentit të pësuar.

Ai tha: “Unë rashë në kapakun e makinës që më aksidentoi, godita kokën dhe më pas rrëshqita dhe rashë në rrugë.” Jansuz u dërgua në spitalin e Pavarur Provincial Publik për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të kuruar plagët e marra si pasojë e aksidentit.

Zëdhënësja e Spitalit ku u kurua Goraj, Agnieszka Wisknieëska u shpreh për mediat lokale:”Në një moshë të caktuar thyerje të tilla nuk kurohen me lehtësi, kështu që ai(i referohet Janusz Goraj) u detyrua të shtrohej në spital. Plagët e Janusz u shëruan mjaft shpejt, por mjekët mbetën të shokuar, kur burrit iu rikthye shikimi. Tashmë, Jansuz Gorja i cili punon si roje sigurie pranë spitalit ku u trajtua, nuk ka nevojë për syzet e tij të vjetra, pasi shikimi i tij është rikthyer i plotë sikurse dhe në fëmijëri.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shënoi dy gola, Uzuni zgjidhet më i miri i javës në Kroaci!

Shënoi dy gola, Uzuni zgjidhet më i miri i javës në Kroaci!

INSEMINIMI INTRAUTERIN (IUI)

INSEMINIMI INTRAUTERIN (IUI)

Bota pas 250 milionë vjetësh – Video

Bota pas 250 milionë vjetësh – Video

Barça mbron presidentin, paguante për të kritikuar lojtarët

Barça mbron presidentin, paguante për të kritikuar lojtarët

Ndërron jetë legjenda e Manchester United

Ndërron jetë legjenda e Manchester United

Elton John ndërpret koncertin në Zelandën e re, humbi zërin

Elton John ndërpret koncertin në Zelandën e re, humbi zërin

“Seks kur isha e mitur…”, Balotelli shantazhohet nga një 18-vjeçare, ja sa euro i kërkon

“Seks kur isha e mitur…”, Balotelli shantazhohet nga një 18-vjeçare, ja sa euro i kërkon

Shqiptarit i heqin medaljen e artë/ Faull nga gjyqtarja, ndëshkohet atleti Franko Burraj

Shqiptarit i heqin medaljen e artë/ Faull nga gjyqtarja, ndëshkohet atleti Franko Burraj

Polipi i mitrës apo polipi endometrial

Polipi i mitrës apo polipi endometrial

Momenti kur Peja ngrit trofeun (Video)

Momenti kur Peja ngrit trofeun (Video)

Seksbomba britanike ia qet flakën Instagram’it me poza shumë provokuese (Foto)

Seksbomba britanike ia qet flakën Instagram’it me poza shumë provokuese (Foto)

Izmir Smajlaj kampion Ballkanik në ‘Kërcim së gjati’

Izmir Smajlaj kampion Ballkanik në ‘Kërcim së gjati’

11 gjëra të çuditshme që janë kapur nga “Google Earth” (Foto)

11 gjëra të çuditshme që janë kapur nga “Google Earth” (Foto)

PSG “luan tenis” me Dijonin, kualifikimi në gjysmëfinale formalitet

PSG “luan tenis” me Dijonin, kualifikimi në gjysmëfinale formalitet

8 gjëra që i ndodhin trupit tuaj kur nuk kryeni më marrëdhënie seksuale

8 gjëra që i ndodhin trupit tuaj kur nuk kryeni më marrëdhënie seksuale

Amir Rrahmani/ Napoli tregohet më i shpejtë se Arsenali

Amir Rrahmani/ Napoli tregohet më i shpejtë se Arsenali