Ajo jeton me 1,100 mace, fle në një rimorkio dhe shpenzon 1,3 milion euro për kujdesin e tyre (Video)

E publikuar: 28/09/2017 12:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo grua jeton në një shtëpi me 1,100 mace dhe shtëpia e saj me pesë dhoma tashmë është bërë një strehë e vërtetë për to.

Madje, siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, ajo u ofroi kafshëve shtëpiake më shumë hapësirë dhe tani jeton në një rimorkio në truallin e saj.

Macet mund të bëjnë atë që u pëlqen dhe Linea u përpoq t’u japë atyre kujdesin më të mirë.

Macet kanë gjithçka që u nevojiten, që nga ushqimi, akomodimi, ekzaminimet me veterinarë dhe të tjera, të cilat kushtojnë hiq më pak se 1.3 milion euro në vit.

Shtëpia e saj është strehimi më i madh për macet në Kaliforni. Linea vlerëson se tanimë ajo është duke u kujdesur për 1100 të tilla. /Telegrafi/