Agjenti i Lautaros, Yaque: Nuk largohet nga Interi, askush nuk na ka thirrur ende për rinovim

E publikuar: 15/11/2018 04:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lautaro Martinez erdhi me shumë bujë te Interi, por deri më tani nuk ka pasur shumë minuta nga Luciano Spalletti.

Agjenti i lojtarit, Beto Yaque, është i dëshpëruar me paraqitjet e pakta, por beson se klienti i tij është në planet e së ardhmes të skuadrës zikaltër.

“Ka mundësi të huazohet? Absolutisht jo. Lautaro është pjesë e një klubi të madh dhe dëshiron të qëndrojë. Edhe pse nuk po luan, besojmë në vazhdimësi”.

“Është i bindur të qëndrojë 100 për qind te Interi? Po, natyrisht. Është i lumtur me zikaltrit. Nuk largohet. Jemi duke folur për një lojtar të madh. Shokët e skuadrës i ka të fortë, por ai ka treguar se mund të jetë i rëndësishëm për kauzën e Beneamatas”.

“E përsëris, është e vështirë të shikosh një si ai, me karakteristikat e tij, në bankën rezervë. Po i referohemi titullarit të Përfaqësueses së Argjentinës. Unë flas shumë me Lautaron, po flasim për një profesionist të përgatitur, që po pret rastin e tij”.

“Flitet për një rinovim? Të të them të vërtetën askush nuk na është afruar për ta hapur këtë temë. Por, Interi e dinë se nga ana jonë ka disponushmëri maksimale për ta bërë”, ka thënë Yaque.

Në 263 minuta lojë këtë sezon në Serie A argjentinasi ka shënuar një gol për Interin. /Telegrafi/