Adoleshenti që u martua me gjyshen 72-vjeçare zbulon detajet e lidhjes së tyre – thotë se “ajo është një dashnore e mrekullueshme” (Foto/Video)

E publikuar: 18/04/2018 09:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një djalë adoleshent tha se ishte dashuria në shikim të parë kur pa një gjyshe 53 vjet më të vjetër se ai – dhe ka folur për jetën e tyre seksuale.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Almedan, atëbotë 70 vjeçe, dhe Gary Hardwick, 17 vjeç, të cilët u takuan shkurtimisht dy vera më parë në funeralin e djalit të saj Robert, pasi vdiq tragjikisht në moshën 45 vjeç.

Por çifti nuk u bashkua mirë derisa dy muaj më vonë, kur e veja e Robertit, Lisa, i ftoi ata të dy së bashku në një vakt familjar në një restorant picash.

Gary sapo ishte ndarë me një grua tjetër të moshës 77 vjeçare dhe pranon se e dinte se Almeda se ishte “e duhura” sapo i “takuan” sytë me gjyshen e gjashtë fëmijëve.

Dy javë nga romanca e tyre, Gary i bëri pyetjen dhe ata lidhën nyjë vetëm gjashtë ditë më vonë në një ceremoni që ai organizoi për vetëm rreth 200 dollarë.

Dy vjet më vonë, çifti janë 72 dhe 19 vjeç dhe jetojnë në Maryville, Tennessee – dhe janë më të lumtur se kurrë.

Almeda ka thënë: “Nëse e doni dikë, mosha është vetëm një numër”.

“E dija se ishte ai me të cilin doja ta kaloja jetën. Unë kurrë nuk u frikësova nga mosha fare”.

Pavarësisht nga ndryshimi i madh në moshën e tyre, Gary dhe Almeda kanë interesa të ngjashme dhe hobi.

“Asnjëherë nuk ndihem sikur jam duke humbur ndonjë gjë duke u martuar me Almedan”, tha Gary.

“Unë jam me të vërtetë i pjekur për moshën time, nuk përshtatem fare me moshën e re”.

“Unë kurrë nuk kam qenë i tërhequr nga gratë e reja”.

“Edhe kur isha 13 ose 14 vjeç, gjithmonë kam pasur një tërheqje për gratë e moshuara”.

Çifti i lumtur është më se i vetëdijshëm se shumë njerëz nuk pajtohen me natyrën e marrëdhënies së tyre.

Dhe kjo përfshin djalin e Almedas, i cili nuk i ka folur asaj që nga dita kur takoi Garyn.

Aaron dhe Indiana Elliott, nipërit e Almedas, gjithashtu e kishin të vështirë të pranonin marrëdhënien e tyre në fazat e hershme – veçanërisht Aaroni 22 vjeçar, i cili është më i vjetër se “gjyshi” i tij. /Telegrafi/