3 vjet pa Ramiz Kelmendin

E publikuar: 10/01/2020 20:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Migjen Kelmendi

Po e adresoj baben ne kete pervjetor te vdekjes se tij, nga ana publike e emnit dhe vepres, ashtu si na thonin ne ceremonine mortore: ai nuk asht vetem i jueji!

Pra, kur e kujtoj Ramiz Kelmendin, e kujtoj krejt nji gjenerate idealistash, qe besonin ne te nesermen, besonin ne ‘progres’, ishin te bindun se e ardhmja e ka ne vete jo vetem lumnine dhe mireqenien e kombit, por edhe – lirine. Lirine si koncept, si ideal.

Liria si koncept, ishte kudo ne vepren, ne qendrimet, ne andrrat dhe projeksionet e tyne.

Nisi shume ma heret, por une po e rroki idene e lirise ne aktin e madh te shkrimtarit dhe ministrit Ernest Koliqi, dhe vendimin e tij me nis nji ‘ushtri’ mesuesish prej Shqipnie ne Kosove, me luftue analfabetizmin; e gjej ne shembullin e flijimit madheshtor te filozofes Marije Shllaku, qe prej Shkodre erdhi me mobilizue Kosoven per liri; e gjej ne vargun e famshem te Esad Mekulit “Ne zovi me šiftar” (Mos m’thuej šiftar); ne ndjesine e autorit Ramiz Kelmendi se asht i ndjekun per konceptin e tij per lirine; ne dashnine e tij iracionale per Shqipnine; ne poezine dhe vargun “Une biri yt Kosove” te Ali Podrimes dhe ne liriken ma te bukur shkrue najhere kendej te Azem Shkrelit.

Lirine si koncept e gjej ne publicistiken e Rexhep Qosjes, ne shembullin dhe modelin e flijimit te Adem Demaçit, e gjej ne idealizmin e protestuesve te vitit 1968 dhe gadishmenine e tyne me ba burg per flamurin shqiptar.

Lirine si koncept e gjej ne kompromiset e Fadil Hoxhes dhe Liges se Gjakoves qe perfaqesonin dhe mbronin kauzen e shqiptareve te Kosoves ne Beograd; ne perpjekjet juridike te Gazmend Zajmit, Dervish Rozhajes, Syrja Pupovcit…; ne perpjekjet per mbrojtjen e ekonomise se Kosoves te Ismet Gusise…; ne tabllote e Muslim Mulliqit, te Xhevdet Xhafes….; ne skulpturat e Agim Çavderbashes….; ne stilin arkitektonik te Agush Beqirit…; ne zanin e Nexhmije Pagarushes dhe kompozimet e Rexho Mulliqit; ne ambelsine e zanit dhe melodive te Jusuf Gervalles; ne protestat qytetare te grave kosovare gjate viteve ’80; ne ngujimin e minatoreve te Trepçes; ne urtine dhe mençunine popullore te Anton Çettes; e gjej ne levizjen paqesore te Ibrahim Rugoves….

Ushtria Çlirimtare e Kosoves nuk asht shpikesja e idese se lirise se Kosoves, asht kunorezimi dhe flijimi final per kete ide.

UÇK asht paroksizmi i krejt ketij kontributi.

Liria e sotme e Kosoves s’kishte me u kuptue pa kontributin e krejt ketyne emnave, heroizmin dhe guximin e ushtareve te lirise dhe flijimin e pergjithshem te qytetareve te Kosoves gjate luftes ’97-’99.

Ra pervjetori i Ramiz Kelmendit, dhe nuk mujta pa i kujtue keta emna, (kerkoj falje per krejt ata emna qe ne kete moment nuk i kam ne mendje), qe gati asnjani prej tyne nuk rrnon, por kontributi i tyne, besimi i tyne ne lirine e Kosoves, ka me mbete fundament i kesaj lirie dhe ketij shteti qe po e gezojme sot.

E kam veç nji fjale:

Ju falemnderit!