MZHR lanson programin për Zhvillim Rajonal në vlerë prej 1.4 milion euro për biznese

E publikuar: 29/01/2018 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kuadër të lansimit të Skemës së Granteve “Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar”, Ministria e Zhvillimit Rajonal, sot ka organizuar sesionin informues në rajonin “Qendër” duke shpalosur skemen e tyre pastaj ka vazhduar me Sesionin informues me qëllim të informimit lidhur me këtë programin për dhe mundësit e aplikimit me përfituesit potencial/bizneset.

Skemen programore e ka shpalosur, Ministër i Zhvillimit Rajonal (MZHR), Rasim Demiri së bashku me Zëvendës Ministrat znj. Magbule Sadri Shkodra, z. Esat Raci dhe z. Musa Cena.

Image may contain: 5 people, indoor

Qëllimi i përgjithshëm i kësaj Thirrje për Propozime është zhvillimi socio-ekonomik rajonal të balansuar përmes përkrahjes së ndërrmarrësve të rinj/bizneseve në pesë rajonet ekonomike të Kosovës.

Shuma e fondeve që do të shpenzohet janë 1,400,000,00 qe është e orientuar në projektet që kontribojnë në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës me theks të veqantë për të rinjtë; Përkrahja e zhvillimit të bizneseve të reja dhe atyre me potencial rritjeje; Përkrahja e bizneseve që kontribuojunë në zëvendësimin e importeve tha Demiri, transmeton Infosot.com.

Shuma e Granteve sipas kësaj thirrje për Propozim duhet të jenë brenda shumave minimale dhe maksimale si:

Loti 1 : Projektet e reja biznesi (ndërrjarrjet e reja /fillestare ) nga 2000euro deri ne 5000 euro.
Loti 2 : Nderrmarrjet eksistuese ( Nderrmarrjet deri ne 2 vjer) nga 5000 deri ne 10.000euro.
Loti 3 :Nderrmarrjet e vogla ( Mbi 2 vjet ) nga 10.000 deri ne 20,000

Secili garant duhet te jenë brenda shumave minimal dhe maksimale te kostos totale te kualifikushme per Veprim.

Po ashtu ata kan paraqitur kushtet per kualifikim, se kush mund te aplikoj. Cdo aplikant duhet te jetë shtetas i Kosoves (Loti1), te ketë ligjerisht biznesin e themeluar, te jetë 100% ne pronësi private, (Loti 2,3) te jete ne gjendje të demostroj likuididet e kompanisë (Loti2,3), dhe te jetë i regjistruar per aktivitetet e parapara ne veprimin e propozuar ne kohen e pranimit te grantit (Loti2,3), demostrimin se kontributet dhe tatimet janë te perfunduara, te jetë pergjegjes per pergaditjen dhe menaxhimin e veprimit. (Certifikatat e regjistrimit dhe ajo fiskale, etj ), aplikantet janë të obliguar te oftojn kopjen e pasqyrave financiare (Loti2,3) si dhe Veretimin tatimor nga Administarta Tatiomore e Kosoves jo me e vjeter se 3 muaj nga data e aplikimit.

Aplikantet nuk arrijne te kualifikohen ne qoftë se kanë: bankrotuar apo qe jane gati te mbyllen, ne administrim te gjykatave, marrëveshje kreditore, kanë pezulluar aktivitetet afariste ose situata analoge qe lindin nga procedurat e percaktuar me legjislacion, personat me ndjekje ligjore, nuk jan korrekt ndaj pagesave se kontributeve, personat qe kan kryer veper korrupsioni, mashtrimi, perfshir ne organizatat kriminale dhe aktivitetet te tjera te paligjshme. Po ashtu sektoret qe nuk kualifikohen jane nderrmarrjet tregtare, bujqesore dhe ndertimore. Per tre lotet qe financohen nga MZHR nuk lejohet qe te ket projekte mbi 6 mujore.

Ndersa projektet te cilat pranohen janë: ato qe jane te pavarura teknikisht dhe financiarisht, te kenë ndikim ne rritjen e punsimit, rritjen e kapaciteteve prodhuese, permisimin e ciklit jetësor, kanale te reja te shitjes dhe shprendarjse, rritjen e shitjes ne Kosovë apo tregje nderkombetare etj. Llojet e aktiviteteve qe perputhen me synimin e programit llogariten si shpenzime te kualifikushme, dhe mund te financohen sipas kesaj Thirrej per Propozim : Investim ne asetet te prekshme, Trajnimi I specializuar, Aktivitete marketing. Ndersa llojet e veprimtarive qe nuk kualifikohen jane: sponzorizimet individuale per seminare, puntori, konferenca, bursa individuale per studim apo trajnim, programet per tregti, detyrat dhe inplementimet qe nuk lidhen me projektin, aketet qe shkelin rregullat dhe rregulloret per puntoret ne Kosovë etj.

Kostot qe merren parasysh janë ato qe kane te bejnë me inplementimin e aktiviteteve te kualifikuar, ato qka jane te shenuar ne projekt, te deomosdoshme ne inplementimin e projektit, qe janë te regjistrura ne kontabilitetin e Perfituesit .

Kostot e pakualifikushme jane : borgjet dhe tarifat e mbulimit te borgjeve,provizionet per humbje dhe detyrime, interesat e borgjit, tatimet në të hyra, shpenzimet e deklaruara por te mbuluara nga ndonje veprim apo nje program tjeter punues, blerja e tokes, ndertim apo riparim I strukturave, humbjet ne kembim te valutes, kreditet ndaj pales se tretë, gjobat, ndeshkimet financiare dhe shpenzimet gjyqesorë, kontributet ne natyrë etj.

Aplikanet duhet te perdorin formularin e aplikimit te ofruar nga autoritetet kontraktuese, si dhe ti permbahen ne menyrë strikte formatit te formularit dhe te plotesojn paragrafet dhe faqet me rend, ndersa Loti 2 dhe 3 duhet te kenë edhe shtojcat e kerkuara. Si dhe aplikimi mund te dorzohet ne shqip dhe ne gjuhen serbe, dhe te jenë te printuara aplikacionet, si dhe faqja zyrtare per dorzimin e aplikacionit shkarkohet ne faqen zyrtare te MZHR-se. Aplikacionet mund te dorzohen ne 5 qendra te Kosoves ( Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Gjilan) si dhe format e e dorzimit, dhe afati I dorzimit, dhe vlersimi I aplikacioneve te aplikanteve japen detaje edhe ku merret aplikacioni , cdo aplikues do jetë i njoftuar per kritere.

Këto jane disa nga kushtet per aplikim per te perfituar nga ky program nga MZHR.