200 me Zinedine Zidanin

E publikuar: 14/06/2020 17:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Francezi ka fituar 10 trofe dhe renditet si trajneri i tretë me më së shumti ndeshje në histori të klubit të Los Blancos

Këtë të diele, Real Madridi rinis sezonin në La Liga me përballjen kundër Eibarit, raporton Gazeta Express.

Zinedine Zidane do të ulet në stolin e Realit për herë të 200 në karrierë, i cili ka qenë shumë i suksesshëm.

Ai ka fituar tre trofe të UEFA Champions League, 2016, 2017 dhe 2018 – het-triku që ka mbetur në mendjen e cdo madrileni.

Ai gjithashtu ka fituar edhe trofe të tjerë si; Dy herë Kupën e Botës për Klube, 2 Superkupa të Evropës, 1 La Liga dhe 2 Superkupa të Spanjës.

Trofeu i fundit i Zizu me Realin erdhi në janar të këtij viti pasi Madridi e mposhti Atleticon me penallti në finale të Superkupës së Spanjës.

Zidane është trajneri i tretë në histori të klubit që është ulur më së shumti herë në stolin e Real Madridit, pas vetëm Del Bosque (246 ndeshje) dhe Miguel Muñoz (605).

Ndeshjet kanë ardhur LaLiga (134), Champions League (40), Copa del Rey (15), Club Ëorld Cup (4), Spanish Super Cup (4) dhe Superkupa e Europës (2).

Nga gjithsej 199 ndeshje deri më tani, para se të kapë shifrën 200 kundër Eibarit nga ora 19:30 – Zizu i ka fituar 131 prej tyre. /Gazeta Express/