Zyrtarja e LDK-së: Edhe Tarantino do ta kishte vështirë t’ia ndërtonte Kurtit një shpjegim për Asociacionin

E publikuar: 03/11/2023 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK ka shkruar për seancën ku pritet të raportojë kryeministri Albin Kurti për takimet në Bruksel.

Lushaku-Sadriu ka thënë se edhe regjisori amerikan Quentin Tarantino do ta kishte të vështirë t’ia ndërtonte Kurtit një shpjegim për Asociacionin.

“Edhe regjisori Tarantino, e ka vështirë me ia ndërtu shpjegimin për Asociacionin Albinit sot për seancë.
Sy e vesh te ti, kryeministër.
Nga errësira informative,
Populli”