Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, gjatë qëndrimit në New York për seancën e Këshillit të Sigurimit, ka zhvilluar takime me përfaqësues të mërgatës shqiptare në Amerikë.
Ai theksoi se këto takime janë fillimi i një serie angazhimesh për të rritur mbështetjen dhe organizimin e diasporës, duke e cilësuar atë si faktor kyç për zhvillimin e vendit.
Konjufca vlerësoi rolin historik të mërgatës në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë, duke shtuar se ajo mbetet e rëndësishme edhe sot për integrimin euro-atlantik dhe forcimin e lidhjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Postimi i plotë:
















