Zyrtari i PDK’së: Mbi 1 miliard euro mbitërheqje gjatë Qeverisë Kurti, dëshmi e frikshme e përkeqësimit të gjendjes ekonomike

E publikuar: 27/01/2024 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtari i PDK’së, Arben Mustafa, ka publikuar një infografikë të Institutit GAP, bazuar në të dhënat e BQK’së për mbitërheqjet bankare apo siç njihen ndryshe “overdraft”, nga viti 2013 deri në vitin 2023.

Mustafa ka theksuar mbitërheqjet bankare prej kur Qeveria Kurti është në pushtet që i bie rreth 1 miliard euro, derisa ka thënë se “kjo është dëshmi e frikshme e përkeqësimit të gjendjes ekonomike në vend.”

“Qeveria aktuale, e akomoduar mirë në luksin e pushtetit, duket se ka harruar që rritja e çmimeve nga viti i kaluar ka vazhduar në vitin 2023 dhe po vazhdon në 2024, prandaj pasojat e inflacionit nuk i takojnë së kaluarës, por vazhdojnë të jenë prezente edhe sot. Gjendja e qyterëve të Kosovës sipas të dhënave faktike është rënduar shumë, ndërsa sipas propagandës së qeverisë dhe eksponentëve të VV-së jemi bërë vend për “lakmi””, ka shkruar Mustafa.