Komisioni për Legjislacion ka marr vendim që për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme të mbajt diskutim publik, por data se kur do të mbahet ky diskutim ende nuk është caktuar. Ndërsa, po sot sa i përket këtij projektligji ky Komisioni ka formuar edhe grupin punues, raporton KosovaPress.
Kryetari i këtij Komisioni, Përparim Gruda tha se konsultimin publik e vendos Kuvendi i Kosovës, por që ndihmë mund të ofrojnë edhe shoqëria civile.
Gruda: Kuvendi vendos vetë kur i mban konsultimin publik
“Kam kërkuar prej KDI me bë një analizën për ligjin dhe i falënderoj për analizë profesionale dhe kemi sugjerimi i tyre dhe kanë kërkuar po ashtu që me mbajtur konsultim publik dhe ata me ndihmua Kuvendin jo me zëvendësua punën e kuvendit me ndihmua Kuvendin unë e vlerësoj si hap pozitiv nuk e zëvendësojmë Kuvendin, Kuvendi vendos vetë kur i mban konsultimin publik dhe formën KDI vetëm e ofron ndihmën që mendoj se është e vlefshme dhe nuk ka asnjë ndërhyrje në punën e Kuvendit”, tha ai.
Por, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi tha se Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme është projektligji që i është nënshtruar një diskutimi të gjerë.
Për të është pak problematike se kë do ta ftojnë, kur siç tha ai ata që i prek ky ligj kanë abuzuar me detyrën dhe janë bërë milionerë.
Rrustemi: Problem kënd me ftua në dëgjim publik hisedarët kanë abuzuar me detyrën
“I është nënshtruar diskutimit më të gjerë dhe nuk mbaj mend të paktën prej viti 2021 se cili projektligj është diskutuar më shumë se kaq në secilin forum në studio TV në Kuvend në opinionin publik në tryeza të ndryshme në OJQ megjithatë natyrisht nuk jam kundër të organizmit të dëgjimit publik por dy element për t’i sqaruar nuk jam për ta caktuar datën sot se duhet koordinim me sponzorisuesin e projektligjit me ministrin e Drejtësisë jam për vendimin që komisioni organizon diskutim publik për projektligjin dhe e dyta është organizim ekskluzivisht i pavarur i Komisionit për Legjislacion…Personalisht me iu thënë të drejtën kjo konsultimi dhe dëgjimi publik si një funksion i rëndësishëm i parlamentit për projektligje ka të bëjë me organizimin e konsultimeve me hisedarët ata që i prek drejtpërdrejt, në rastin konkret e kam pak problem këndë kemi me ftua se ky projektligj i prek ata që kanë abuzuar me detyrën dhe janë pasuruar në kurriz të pasurisë së shtetit dhe ju nëse më thuani me i thirr ata me pa se si duket projektligji nga pozicioni i atyre që kanë abuzuar dhe kanë përfituar dhe janë bërë milionerë këtë e kam pak të paqartë mbase është njëfarë mundësie”, tha ai.
Gruda me ironi iu kundërpërgjigj duke i thënë se në diskutim publik për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme mendoi t’i ftoj të burgosurit në Burgun e Dubravës.
Gruda: Ata të Dubravës mendova me i sjellë në diskutim publik
“Mendova me i nxjerr ata prej Dubravës me i sjell në konsultim publik”, tha ai.
Ndërsa, deputeti i LVV-së, Rrustemi ia ktheu duke i thënë se ata që janë objekt i këtij projektligji ende nuk ndodhen në Dubravës.
Rrustemi: Ata që janë objekt i këtij projektligji nuk janë në Dubravë
“Nuk është problemi aty ata të cilët janë objekt potencial i trajtimit të pasurisë së këtij projektligji nuk janë hala në Dubravë“, tha ai.
Por, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri konsideron se diskutimi publik e fuqizon Projektligjin për Byronë Shtetërore.
Tahiri: Duhet ta bëjmë një detyrë që nuk e ka bërë qeveria
“Arsyeja pse po kërkojmë dëgjim publik nuk lidhet dëshirën për me u ul me bë dëgjim publik, por arsyeja e ka një burim më të thellë ky ligj ka rënë dy herë nga Gjykata Kushtetuese dhe është atakuar më së shumti si ligj nga komisioni i Venecias ky ligj në tërësi është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese është absolutisht. Ky ligj duke qenë ligj shumë vital dhe i rëndësishëm dhe duhet të hyjë në funksion për shkak se secili zyrtar publik e njeri i cili nuk mund ta justifikon pasurinë e vetë duhet me iu konfiskua dhe nuk ka çmim dhe luftë më e rëndësishme për shtetin e ri të Kosovës sesa lufta kundër korrupsionit këtë e kam bindje. Mirëpo për të kaluar ky ligj ne duhet ta bëjmë një detyrë që nuk e ka bërë qeveria e që është obliguese me nenin 49 të rregullores së punës me pas diskutim publik”, tha ai.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion është formuar edhe grupi punues për projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili do të kryesohet nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli. Ndërsa, ndërsa anëtar të grupit punues janë: Erxhan Galushi nga Lëvizja Përparimtare e Romëve, Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje, Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Besnik Tahiri nga AAK./KP
















