Vëllai i Liridonës: Ky vendim sot nuk shkon vetëm për ne, shkon për Liridonën, shkon dhe për fëmijët e saj

E publikuar: 21/04/2026 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shpallja e aktgjykimit për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ka konfirmuar pretendimet e familjes së viktimës se krimi ishte i organizuar nga bashkëshorti i saj, Naimi, në bashkëpunim me persona të tjerë.

Leonardi, vëllau i viktimës, pas vendimit të gjykatës, tha se ajo që u vërtetua përputhet me atë që familja ka deklaruar që nga fillimi.

“Ajo se çfarë u vërtetua sot është ajo që e kemi thënë që nga fillimi, se Naimi së bashku me Kushtrimin, duke e zgjedhur Granitin si vrasës, e kanë organizuar këtë krim. Ky vendim sot nuk shkon vetëm për ne, shkon për Liridonën, shkon dhe për fëmijët e saj, të cilët nuk do ta shohin më nënën e tyre përjetësisht. Andaj, ky dënim duhet të jetë edhe një mësim për të gjithë ata, të cilët mundohen apo krijojnë mundësi që ta bëjnë një krim të tillë”, tha ai.

Ai shtoi se vendimi i gjykatës ka sjellë një lehtësim të pjesshëm për familjen dhe se pritjet për drejtësi kanë qenë të mëdha.

“Sado pak na ka lehtësuar dhimbjen edhe neve, edhe familjes, e po besoj që ishte një vendim të cilin e kemi pritur të gjithë populli shqiptar, jo vetëm ne familja”, tha ai./EO