Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është shpallur aktgjykimi për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt.
Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe Kushtrim Kokalla me 30 vjet burg.
Prokuroria në seancën e kaluar ku u thanë fjalët përfundimtare ka kërkuar dënim maksimal me burgim të përjetshëm për të akuzuarit, duke pretenduar se vrasja është organizuar dhe kryer në mënyrë të planifikuar dhe në prani të fëmijëve.
Ndërkaq, në anën tjetër mbrojtja e të akuzuarve ka kundërshtuar akuzat.


















