Zogaj: Të shkarkohet Rakiq, ministri i Kurtit po shpall luftë

E publikuar: 13/10/2021 20:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njohësi çështjeve politike, Petrit Zogaj ka deklaruar se Qeveria Kurti duhet ta shkarkojë ministrin serb në Kosovë, Goran Rakiq.
Zogaj tha se Rakiq hapur po kërkon ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë, për të cilin thotë se kjo është shpallje lufte nga një ministër i Qeverisë Kurti.“Me gjithe ngjyrimin elektoral, aksioni i sotem po shihet qarte qe e ka pase mbeshtetjen e NATO-se, dmth te ShBA-ve. Vendimin tjeter qe Qeveria Kurti ishte dashte me e marre tash eshte shkarkimin e ministrit Rakiqit, i cili hapur po kerkon nga Serbia me nderhy ne Kosove. Kjo eshte shpallje lufte nga nje minister i Qeverise Kurti”, shkroi Zogaj.

Ndryshe gjatë ditës së sotme pati edhe një deklarim zyrtar nga NATO për aksionin në veri, ku u theskua se ky aksion është bërë në veprim për vendojsen e ligjit dhe gjithçka ishte e koordinuar dhe në bashkërendim me ligjin.Pavarësisht kësaj Goran Rakiq ka vazhduar me deklaratat dhe veprimet e tij provokuese edhe pas zhvillimit të aksionit të sotëm, gjë që ndodhi edhe në aksionin e para disa ditëve të zhvilluar në veri për shkak të reciprocitetit.