Zjarr në Vlorë, flakët shumë pranë banesave

E publikuar: 17/04/2024 00:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vatër aktive zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në afërsi të zonës së quajtur Jalli e Nartës.

Zjarri ka rënë në një zonë anës rrugës, në një pjesë ku grumbullohen mbetjet inerte të qytetit, pranë tregut të shumicës.

Po digjet një hapësirë me mbeturina por shumë pranë shtëpive dhe lagjes në fjalë. Ende nuk ka ndërhyrje nga forcat zjarrëfikëse. Zjarri po avancon./albeu.com