“Zgjerimi është në agjendën e BE-së, është porosia e Von der Leyen”

E publikuar: 14/09/2022 16:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik, e ka komentuar deklaratën e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen që tha sot se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor.

“Porosia është se zgjerimi është përsëri në agjendën e BE-së, dhe atë në mënyrë shumë të fokusuar”, është shprehur Bilçik, raporton Kosovo-online.

“Është dhënë porosi e qartë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë”, ka thënë ai ndër të tjera.

Sipas Bilçik, porosia e Von der Leyen është se procesi i zgjerimit nuk është i vënë në pikëpyetje.