Zgjedhjet vendore, KQZ: 29 denoncime deri tani! Kandidatët dhe subjektet e kanë të ndaluar të bëjnë fushatë

E publikuar: 14/05/2023 17:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ilirjan Celibashi

Celibashi: Janë 29 denoncime formalisht ose zyrtarisht, në dy subjekte, 3 nga PS dhe një nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Janë dy denoncime për kandidatin e “Bashkë Fitojmë” në Elbasan dhe një për kandidatin e Bashkë Fitojmë” për Tiranën. Sa i përket procesit të identifikimit dhe pjesëmarrjes janë 998633 votues të cilët janë identifikuar nëpërmjet pajisjes së identifikimit, kjo për qendrat e votimit të cilat raportojnë përmes pajisjes elektronike të identifikimit.

Celibashi: Në vlerësim të denoncimeve kjo të bën të tregosh që procesi ka ecur mirë. Këto të dhëna të lënë të kuptosh që ka probleme, por në vlerësimin tim procesi është normal. Do duhet të duhet të presim. E kemi thënë qartë se si është situata, nëse ndonjëri do që ta tërheqi KQZ në një diskutim jo politik nuk kemi përse ta bëjmë, në emër të KQZ, jo çfarë klasifikohet si parregullsi apo problematikë në lidhje me funksionin me pajisjen e id ka cenuar një interes themelor të ndonjë votuesi apo disa votuesve, patjetër që ne njohim të gjithë përgjegjësinë, nëse kjo ka ndikuar nga ata, ne ndjesën e kemi kërkuar, nuk e di se kush kërkon më shumë se kaq dhe çfarë duhej të ishte bërë ndryshe nga ajo çfarë jemi duke bërë.

Celibashi: Kandidatët dhe subjektet e kanë të ndaluar të bëjnë fushatë dhe të adresojnë sjellje për mbështetje gjatë ditës së votimit, nëse thirrjet e tyre janë ftesa të votuesve për të marrë pjesë në votime, por nëse thirrjet janë më votoni mua, do u bëja thirrje kandidatëve që ta respektojnë këtë kërkesë të ligjit në interes të ligjshmërisë së ligjit.

Celibashi: Është përgjegjësi e komisionerit me bindje të plotë impakti në procesin zgjedhor është 0, për sa kohë mund të ndërpritet edhe më shumë se 1 orë 4 orë pesë orë, e bëjnë problematike çështje të tjera se sa kjo çështje./tch