Zenun Pajaziti zgjidhet shef i ri i Grupit Parlamentar të PDK’së

E publikuar: 30/08/2016 16:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zenun Pajaziti është zgjedhur shef i ri i grupit parlamentar të PDK’së. Emërimi i tij u bë në mbledhjen e rregullt të kryesisë të partisë që drejtohet nga Kadri Veseli.

Pajaziti zëvendëson Adem Grabovcin i cili dha dorëheqje pas publikimit të disa përgjimeve të cilat dëshmojnë se ishte i përfshirë në një skemë punësimi partiake.

Bëhet e ditur se në mbledhje e sotme u diskutua edhe vota e PDK’së për Demarkacionin, nga ku u dha mbështetje edhe njëherë këtij procesi.