Zemaj-Qeverisë: Çfarë faji ka Gjykata Kushtetuese për dështimin tuaj në qeverisje?

E publikuar: 10/01/2024 23:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj, ka shkruar për raportin Qeveri-Gjykatën Kushtetuese.

Zemaj ka shkruar se Kosova ka pushtete të ndara, ligje dhe kushtetutë, duke shtuar se ‘veç në xhungël i pushtetshmi ka të drejtë gjithmonë’.

Ai tutje ka pyetur VV-në se “Çfarë faji ka Gjykata Kushtetuese për dështimin tuaj të plotë në qeverisje?”.

“Dikur, opinionet, vendimet dhe interpretimet e kësaj gjykate iu pëlqenin, e besa edhe i kremtonit. E sot po i luftoni për të vetmin motiv: t’i kapni krejt e me ka krejt dhe t’i mbuloni dështimet tuaja qeverisëse. Çfarë faji ka Gjykata Kushtetuese për dështimin tuaj të plotë në qeverisje? Askush nuk ka faj për paaftësinë tuaj të thellë!”, ka shkruar ai.