Zelensky zotohet ta rindërtojnë aeroplanin më të madh transportues në botë, Mriya

E publikuar: 21/05/2022 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, është zotuar ta ndërtojë një avion të ri “Mriya”, gjatë një bisede të zhvilluar me studentë ukrainas.

Ai tha se ndërtimi i një lloj të tillë të avionit është çështje e imazhit të Ukrainës dhe të gjithë pilotëve profesionistë që vdiqën në luftën që po zhvillohet atje.

“Të ndërtosh një Mriya për hir të kujtimit të heronjve tanë është pozicioni i duhur shtetëror”, është shprehur Zelensky, transmeton Klankosova.tv.

Mriya ishte avioni transportues më i madh në botë, duke mbajtur rekorde të shumta për shkak të madhësisë së tij dhe ngarkesës që mund të mbante.

Ky avion u shkatërrua në fund të shkurtit, si pjesë e pushtimit rus.