Zelensky viziton Odesën, vijën e parë të frontit me Rusinë

E publikuar: 18/06/2022 20:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, vizitoi qytetin e Mykolaiv pranë vijës së parë të luftimeve me forcat ruse. Nga atje, kreu ukrainas vazhdoi në rajonin e Odesës, njoftoi zyra e tij.

Zelensky u pa duke vizituar departamentin e traumës dhe duke folur me ushtarët e plagosur që po trajtoheshin në një institucion mjekësor.

Që kur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 prill, Zelensky nuk është larguar nga Ukraina, por ka sfiduar rusët me vizita në zona afër luftimeve intensive.

Ai gjithashtu ka pritur vazhdimisht liderët perëndimorë në kryeqytet, Kiev.