Zëdhënësi i Qeverisë: Kurtit i takojnë mëditje për udhëtime jashtë vendi, por ai nuk i pranon ato

E publikuar: 22/05/2022 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ani pse është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë, kryeministri Albin Kurti, nuk merr asnjë të hollë nga mëditjet që i takojnë kur është në vizitë zyrtare.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka theksuar se sipas ligjit paratë e tilla mund edhe t’i takojnë kryeministrit, por se ai “me vullnet dhe dëshirë nuk i pranon mëditje për udhëtimet jashtë vendit”.

“Nuk ka marrë mëditje në asnjë udhëtim që prej kur është zgjedhur për herë të parë kryeministër, ashtu po vepron edhe tani”, ka thënë Kryeziu me anë të një postimi në rrjetin social Facebook./InfoSot/