Zbulohet çifti që do të martohet live në Big Brother!

E publikuar: 27/05/2017 21:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e djeshme raportuam se një surprizë e madhe do të ndodhë në spektaklin e kësaj natë në “Big Brother”.

Burime jozyrtare thanë për “revistawho.com” se njëri prej çifteve që ndodhen në shtëpinë me kamera, do të martohen përpara syve të të gjithë shqiptarëve. Sakaq ditën e sotme ne kemi zbuluar edhe se kush është çifti. Sonte “live” në “Top Channel” do të martohen Danjeli dhe Fotinia.

Ata u njohën dhe nisën një lidhje intensive brenda mureve të shtëpisë së famshme. Shpesh në bisedat e dy të rinjve dëgjohen planet që ata bëjnë për një të ardhme me njëri-tjetrin. E siç duket gjërat janë bërë aq serioze në një kohë kaq të shkurtër, sa ata kanë vendosur të bëjnë dasmë./Express/