Zbulohen tri shkronjat e arta të UÇK-së në Dardanë, në nderim të Dëshmorëve të Kombit

E publikuar: 17/06/2025 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në prag të Ditës së Çlirimit të Dardanës, në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, është bërë zbulimi solemn i tri shkronjave të arta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), simbol i lavdisë dhe sakrificës së të rënëve për liri.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, përmes një postimi ka bërë të ditur rëndësinë historike dhe emocionale të këtij momenti, duke e cilësuar si një akt për të ndriçuar qytetin me lavdinë e përjetshme të Dëshmorëve.

“Në vigjilje të çlirimit të Dardanës, në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, u bë zbulimi i tri shkronjave të arta të UÇK-së për të ndriçuar qytetin me lavdinë e përjetshme të të gjithë të rënëve për liri,” shkroi Isufi.

Postimi i plotë:

Në vigjilie të çlirimit të Dardanës, në komleksin e varrezave të Dëshmorëve të Kombit, u bë zbulimi i tri shkronjave të arta të UÇK-së për të ndriquar qytetin me lavdinë e përjetshme të të gjithë të rënëve për liri.

Lavdi Dëshmorëve të Kombit!
Urime Dita e Çlirimit!